E-Diaspora
Në Gjenevë u shënua 20 vjetori i rënies së Heroit të Koshares, Agim Ramadanit
Në këtë mbrëmje përkujtimore artistike ka marrë pjesë dhe i është drejtuar publikut edhe kryetari i komunës Vernier, Yvo Rocher
Natën e mbrëmshme, më 18 maj u mbajt në Gjenevë aktiviteti përmbyllës i manifestimit tradicional “Ditët të Agimit”, kushtuar heroit të Kosovës, Agim Ramadanit. Aktiviteti i sivjetëm ishte më i veçantë për faktin se përkonte me jubileun, 20 vjetorin e rënies së Agim Ramadanit, të njohur si strategu i Betejës së lavdishme të Koshares dhe i thyerjes së kufirit Shqipëri-Kosovë.
Në këtë mbrëmje përkujtimore dhe artistike, të organizuar shumë mirë nga shoqata “Zhegra” që funksionon në Komunën Vernier të Gjenevës ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj komune, njëherësh mik i shqiptarëve, Yvo Rocher. Gjithashtu edhe prania e përfaqësuesve të politikës kosovare ishte e një niveli të lartë, shkruan albinfo.ch. Aty ishte ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Rrustem Berisha, bashkëluftëtar dhe mik i ngushtë i Agim Ramadanit.
Bashkëluftëtarë të shquar të Agimit si Anton Quni, Musa Gjakova e Feriz Treshnjeva ishin po ashtu të pranishëm në këtë mbrëmje.
Një fjalë përshëndetjeje me evokim kujtimesh mbi Agim Ramadanin e ka mbajtur Rrustem Berisha ndërsa në emrin e Konsullatës së Kosovës në Gjenevë ka folur Avni Hasani, përfaqësues i saj. Fjalën e ka marrë edhe vëllai i Agimit, Jashar Ramadani, i cili ka folur në emrin e familjes së heroit.

Në kuadrin e programit artistik kanë qenë Shoqata “Vatra” e Bülach-ut (Cyrih) ajo e Gjenevës “Gëzuar” dhe grupi “Rapsodët” po nga Gjeneva që janë ngjitur në skenë me valle dhe këngë kryesisht të frymëzuara nga lufta dhe rezistenca shqiptare.
Kanë kënduar edhe Ardian Dema, Kudret Rrustemi, Xhelal Ramdani dhe Vëllezërit Alimusaj.
Ndërsa aktori i shquar Çun Lajçi është paraqitur me një recital kushtuar luftës, shkruan albinfo.ch. Lajçi kishte sjellë këtu edhe librin e tij “Bubulinë, ti letër e pashkrueme”, i cili ishte në shitje.
Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri i ardhur po ashtu nga Kosova ka kënduar një këngë ashtu si dhe Edona Llalloshi, e cila u prezantua me këngën kushtuar Heroit, Agim Ramadani. Po kështu këngë kushtuar Agimit kanë kënduar edhe çifti i këngëtarëve Afërdita dhe Shpejtim Krasniqi, shrkuan albinfo.ch Kori shqiptar i Gjenevës “Nostalgjia” i drejtuar nga Mira Bregu është prezantuar me këngë korale.
Ishte emocionuese dalja e Edona Llaloshit nga skena, e cila, duke u ndalur në rendin e parë, ka ngritur nga vendi bashkëshorten e Agim Ramadanit, Shukrije Ramadanin për të bërë së bashku simbolin e Shqiponjës dykrenare.
(Fotot: Agim Fejza)
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
















