Lajme
Në Gjenevë do të krijohet një fond ushqimi dhe solidariteti
Po sikur të merrnim 150 franga çdo muaj për të blerë ushqim të shëndetshëm dhe lokal? Kjo është ideja e Fondit Ushqimor të Gjenevës, i cili propozon një sistem unik dhe shpërndarës kontributesh mbi bazë vullnetare.
Gjatë valës së parë të koronavirusit, radhet e gjata jashtë qendrave të shpërndarjes së ndihmave ushqimore lanë një mbresë të thellë. Tre vite më vonë, populli i Gjenevës votoi për të përfshirë të drejtën për ushqim në Kushtetutën e kantonit, duke garantuar akses për të gjithë në “ushqim të përshtatshëm” dhe “liri nga uria”, duke frymëzuar kështu pjesën tjetër të Zvicrës dhe Evropës.
Ndërkohë që një ligj për zbatimin e kësaj të drejtëje është në proces hartimi, një projekt konkret është tashmë në zhvillim në këtë kanton. Gjashtë organizata, përfshirë Lëvizjen për Bujqësi Fshatare dhe Qytetare, Rrjetin Ushqimor të Vergers dhe shoqatën FIAN Suisse, prezantuan më 27 prill në tregun Grottes nismën e tyre të re e të paprecedentë: Fondin Ushqimor të Gjenevës (CALIM), transmeton albinfo.ch.
Ky fond synon të promovojë konsumimin e produkteve të freskëta, lokale dhe të qëndrueshme përmes një mekanizmi që ndihmon edhe ata që nuk kanë mundësi financiare të aksesojnë ushqim cilësor.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












