Shqipëria
Mërgata bashkohet në protestë: Ramës i “urojnë” ditëlindjen dhe dorëheqjen
Në ditën e 35-të e protestës, pjesëmarrësve u bashkohen edhe nga diaspora, tortë Ramës për ditëlindje: Merr edhe Saliun me vete
Protesta e ditës së 35-të ishte ndër më të mëdhatë në historinë e vendit. Varg kilometrik, protestuesit nga sheshi “Skënderbej” deri te “Rogner”. U kërkua dorëheqje e panegociueshme e Ramës
“Lironi çunat”, janë këto thirrjet që jehojnë në protestën e sotme në Tiranë, në mbështetje të protestuesve të arrestuar, gjatë tubimit para Kuvendit që u mbajt para disa ditësh, shkrun ballkanveb.
Mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin në protestën kundër Ramës. Sheshi është ndriçuar nga blicët e qytetarëve.
Në protestën mbarëkombëtare, kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste i është bashkuar edhe Diaspora, duke bërë histori me një pjesëmarrje rekord.
“Mirëseerdhët Diasporë. Në fytyrat tuaja shoh ato të tim vëllai. Sot në fytyrat tuaja shoh fytyrat e Shqipërisë së Re pa autokratë si Edi Rama. Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy. Kemi ikur për 36 vjet. Nuk ikim më, ikni ju. Jam këtu me besimin se në Shqipërinë e Re ka një drejtësi të re që heton edhe Edi Ramën, edhe oligarkët edhe autokratët edhe pronarët e mediave”, u shpreh një protestuese.
Ndërkohë, disa prej tyre kishin përgatitur edhe një tortë për ditëlindjen e Edi Ramës, ku shkruhej: “Populli të uron dorëheqjen, merre edhe Saliun me vete”.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













