Futbolli anglez dhuron ndeshje të jashtëzakonshme dhe me shumë emocione. Pikërisht aty ku lindi futbolli, aty ndodh gjithçka.
Në përballjen ndërmjet Leeds United-Aston Villa (1:1) në Championshipin anglez, trajneri argjentinas Marcelo Bielsa urdhëroi futbollistët e tij që të lejonin kundërshtarët të shënonin, pasi skuadra e tij kishte shënuar me një lojtar kundërshtar të shtrirë në tokë, përcjell albinfo.ch.
Këto skena ishin të papara në futbollin anglez. Fillimisht futbollisti i Aston Villas, Johnathan Kodjia, pësoi një dëmtim e për rrjedhojë mysafirët kërkuan që të ndërpritej aksioni për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarit, por lojtarët e Leedsit e vazhduan aksionin, madje duke shënuar me Mateusz Klich.
Kjo solli zemërimin e futbollistëve të Aston Villas e që u pasua me një zënkë masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
Gjyqtari, pasi u qetësua situata, ndëshkoi me karton të kuq El-Ghazin e Aston Villas, por, sapo loja rinisi nga qendra, Marcelo Bielsa urdhëroi lojtarët e tij të hapnin portën.
Por, urdhri i trajnerit nuk u zbatua nga të gjithë, me një nga mbrojtësit që bëri rezistencë dhe nisi një tjetër sherr masiv.
Pjesë e Leeds United është edhe Ezgjan Alioski, i cili për fat të mirë nuk ishte në këtë ndeshje me shumë tensione.
The most incredible scenes we have EVER seen! You need to see this to believe it ?
Marcelo Bielsa makes his team let Aston Villa score after Leeds United scored extremely controversially! ?
 pic.twitter.com/hzoiH4oRBR— Soccer AM (@SoccerAM) April 28, 2019
The most incredible scenes we have EVER seen! You need to see this to believe it ?
Marcelo Bielsa makes his team let Aston Villa score after Leeds United scored extremely controversially! ?
 pic.twitter.com/hzoiH4oRBR— Soccer AM (@SoccerAM) April 28, 2019