Zhvillim
Ndihmat nga diaspora, “kompensim” për zhvillimin e munguar ekonomik
Sipas buletinit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2016, qytetarët e Kosovës kanë pranuar afër 700 milionë euro mbështetje financiare nga të afërmit e tyre
Qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës po vazhdojnë të dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare te familjet e tyre në vendlindje.
Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës shuma e këtyre parave, që për çdo vit arrijnë në Kosovë, është mbi gjysmë miliard euro.
Përveç këtyre parave që këta qytetarë dërgojnë vazhdimisht në Kosovë, janë edhe një shumë tjerë e mjeteve që ata shpenzojnë kur vijnë për pushime, sidomos gjatë sezonit të verës.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia është 28.7 për qind, derisa varfëria 18 për qind.
Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se duke pasur parasysh ritmin e zhvillimit, i cili sipas tyre, nuk ka garantuar krijim të burimeve tjera të qëndrueshme që mund ta përkrahin zhvillimin ekonomik të vendit, është mjaft e rëndësishme që Kosova ka një diasporë të fuqishme.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se dërgesat nga diaspora mbeten një ndër burimet kryesore të rritjes ekonomike të vendit.
“Në këtë kontekst, përkrahja e ndryshme e diasporës qoftë në formë të përkrahjes direket financiare, qoftë në formë të investimeve, ka ndikuar pozitivisht sidomos në financimin e konsumit në vend, që ka qenë një ndër faktorët kyç të rritjes ekonomike. Edhe viteve të fundit nuk vërehet ndonjë rënie e madhe e remitencave nga diaspora”, thekson Rukiqi.
Edhe Ministria e Diasporës thotë se kontributi i diasporës për Kosovës vazhdon të mbetet i madh.
“Mund të themi se dërgimi i remitencave ka ndihmuar Kosovën, ka ndihmuar familjet e tyre, por mendojmë se tani ka ardhur koha e ndërrimit të veprimit të këtyre remitencave, ato të mos përdoren vetëm për konsum si janë përdorë deri më tani, po të shndërrohen edhe në investime”, thotë Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për investime të diasporës në këtë ministri.
Sipas buletinit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2016, qytetarët e Kosovës kanë pranuar afër 700 milionë euro mbështetje financiare nga të afërmit e tyre.
Kjo shifër, sipas këtyre të dhënave pritet që të rritet edhe për 2.8 për qind gjatë këtij viti.
Por, që sipas Berat Rukqit, në vitet e ardhshme nuk pritet që remitencat të jenë me këtë ritëm.
“Nëse e shohim në perspektivë afatgjate, por edhe trendet e viteve të fundit, dhe nëse jemi të orientuar në krijimin e mundësive për investime, do të shohim edhe investime të drejtpërdrejta të diasporës dhe kjo mund të krijojë ndonjë rënie të mundshme të remitencave. Po ashtu, nëse shikohen edhe relacionet që mund të kenë gjeneratat e ardhshme me vendin, nuk pritet që një vlerë e tillë e remitencave të jetë për shumë vite”, thekson Rukiqi.
Gjermania dhe Zvicra janë dy vendet nga të cilat vijnë më së shumti të ardhurat financiare në Kosovë, sa i përket remitencave.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve













