Anëtarët e Shoqatës Humanitare të Krishterë «Wismar» kanë qëndruar afër dy javë në turin e tyre nëpër Shqipëri.
Ky qëndrim kishte tri pika kryesore: ndihma për të plagosurit pas një shpërthimi të gazit, ratifikimi i «Deklaratës së Wismarit» në qytetet Ohër, Pogradec dhe Strugë si dhe zgjerimin e rrjetit të internetit në Bishnicë.
Frieder Weinhold, iniciator i «Albanienhilfe» Wismar është i kënaqur me udhëtimin e realizuar, shkruan wismarerzeitung.de.
«Ne kemi bërë çfarë kemi mundur. Tash u mbetet njerëzve në terren që të përmbushin projektet e përbashkëta për turizmin siç janë për shembull ato që parashihen në «Deklaratën e Wismarit».