Shkurt.ch
Ndeshje zinxhirore me 9 të lënduar
Në një ndeshje që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në një kthesë të autostradës në Bernë Wankdorf janë lënduar nëntë persona. Një grua është dashur të nxirret me ndihmën zjarrfikësve të cilët janë detyruar ta presin makinën.
Sipas policisë janë ndeshur fillimisht dy vetura nga shkaqe të panjohura. Pastaj kanë ardhur tetë makinat tjera të cilat janë përfshirë në ndeshjen zinxhirore.
Për të mundësuar ndërhyrjen e forcave të ndihmës është dashur të bllokohet në mënyrë të plotë për disa orë me radhë autostrada A6 në Wankdorf. Për pasojë, është zhvilluar një kolonë e gjatë automjetesh.
Policia po i zhvillon hetimet për të mësuar rrjedhën dhe shkaktarin e ndeshjes.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












