Lajme
Ndërprerja e tërësishme e energjisë elektrike në Gjermani, një skenar realist
Informim më të mirë për pasojat e mundshme të ngushticave të furnizimit me energji dhe sabotimit, kërkon shoqata e qyteteve gjermane, “Deutsche Städtetag”. “Blackout-i – ndërprerja e energjisë – është një skenar realist”, paralajmëroi kreu i shoqatës, Helmut Dedy, në gazetën gjermane “Süddeutschen Zeitung”.
Duhet të përgatitemi se mund të krijohen njëkohshëm situata të ndryshme krize. “Një furnizim funksionues në rast emergjence me ujë dhe ngrohje është i mundur vetëm për 72 orë”. Kësaj i shtohet që njerëzit në Gjermani “deri tani janë pa përvojë për t’u përballur me situata krizash dhe katastrofash”, ka theksuar Dedy.
Prandaj, ka shumë rëndësi “një përgatitje e vazhdueshme, transparente dhe pa shumë burokraci për rreziqet e mundshme. Duhet të jenë më prezente fushatat për vetëmbrojtje dhe vetëndihmë.”
Ndërkohë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, është shprehur për më shumë mbrojte të infrastrukturës kritike pas atentatit ndaj gazsjellësit Nord Stream dhe sabotimit të rrjetit të kabllove të hekurudhës gjermane. “Sulmi rus kundër Ukrainës shenjon një pikë kthese edhe për sigurinë e brendshme. Për këtë po përgatitemi”, ka thënë ministrja Faeser.
“Mbrojtja e infrastrukturës kritike ka prioritetin më të madh”, siguroi ministrja gjermane. Autoritetet gjermane të sigurisë “po marrin masa shtesë aty ku është e nevojshme”. Për shembull, ka një prezencë më të madhe të policisë federale tek infrastruktura detare. Qeveria gjermane do të paraqesë që këtë vit pikat kryesore për një ligj të ashquajtur KRITIS për mbrojtjes e infrastrukturës kritike dhe do të fusë edhe detyrime të tjera për njoftimin e incidenteve të sigurisë që të rrisë në këtë mënyrë sigurinë e furnizimit për Gjermaninë dhe Europën.
Shqetësimi për sumet kundër infrastrukturës është rritur ndjeshëm pas sulmit rus në Ukrainë. Të shtunën e kaluar sabotimi i sistemit të kabllove të hekurudhës gjermane shkaktoi ndërprerjen e lëvizjes së trenave në pjesë të mëdha të Gjermanisë veriore. Kurse në fund të shtatorit para ishullit danez Bornholm në gazsjellësit Norstream 1 dhe 2 nga Rusia në Gjermani u zbuluan katër pika rrjedhjeje që, sipas një raporti danezo-suedez, kanë ardhur si pasojë e shpërthimeve të forta./dw
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











