Kosova
Ndërprerja e bisedimeve Kosovë-Serbi pas vrasjes së Ivanoviqit, konsiderohet veprim i gabuar
Analistët vlerësojnë se anulimi i bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel, për shkak të vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar, është veprim i gabuar.
Sipas tyre, edhe Kosova mund të kërkojë në shumë raste ndërprerjen e dialogut, por kjo s’i kontribuon asnjërës palë.
Për analistin Naim Rashiti kjo është një kthesë e keqe, në procesin e dialogut në periudhën kur po përgatitej një fazë ndoshta finale e bisedimeve Kosovë-Serbi.
“Është një situatë paradoksale në procesin e dialogut por edhe me qasjen e faktorit ndërkombëtar të BE-së. Në njërën anë pritet për një proces të fazës finale ashtu siç proklamohet edhe në Strategjinë e Zgjerimit të BE-së por në anën tjetër tensione e diskursi i acaruar vazhdojnë. Diçka nuk është në rregull me këtë situatë, prandaj duhet të krijohet një situatë e re më normale, një përgatitje më të mirë, për një kornizë më të qartë për procesin e dialogut”, deklaroi Rashiti, raporton RTK.
Nenad Maksimoviq drejtor i organizatës joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Graçanicë, thotë se vrasja e Ivanoviqit ishte vrasje e ideve ndryshe dhe alternativave të ndryshme politike. Maksimoviq thotë se ndërprerja e dialogut si pasojë e vrasjes së Ivanovicit është absolutisht e panevojshme sepse kjo vrasje s’ka lidhje me dialogun.
“Mendoj se është në pyetje një lojë e politikës ditore, ku rëndësia më e madhe sesa e një individi, është të vazhdojë dialogu, por në nivel presidentësh”, deklaroi Maksimoviq.
Për politologun Belul Beqajn – Beogradi zyrtar me këtë veprim në një mënyrë e privatizoi çështjen Ivanoviq. Bleqaj vlerëson se Beogradi nuk ka arsye të privatizojë atentatin ndaj Ivanoviqit sepse, sipas kësaj logjike edhe pala kosovare mund ta konsiderojë vrasjen e tij – arsye për ndërprerje të bisedimeve e që do duhej që dialogu të mos varet nga kjo. Në të kundërtën, Beqaj tha se ky rast do të duhej të ishte arsyeja për vazhdimin e dialogut në mënyrë që të dyja palët të pajtohen dhe të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












