Integrimi
Ndahet çmimi për humanitet: Kandidat, tetovari Senat Iseni
Seat Iseni, më 16 dhjetor 2014 e kishte shpëtuar në sekondën e fundit nga vdekja e sigurt një person të dehur, i cili kishte rënë në binarët hekurudhorë ndërkohë që treni po afrohej
«Prix Courage» mban emrin çmimi për guximin qytetar që ndahet sonte (më 30 tetor) dhe njëri ndër 7 kandidatët për të fituar këtë çmim në nivel të Zvicrës është edhe bashkatdhetari ynë nga Tetova, Senat Iseni.
Senati duke folur për albinfo.ch thotë se falënderon të gjithë ata që kanë votuar për të dhe shpreson se kjo do të shpërblehet duke iu ndarë çmimi prestigjioz.
Ndarja e këtij çmimi ka rëndësi jo vetëm për vetë Senatin por edhe për gjithë komunitetin e këtushëm shqiptar, duke ndihmuar në përmirësimin e imazhit të tij në shoqërinë zvicerane.
“Prix Courage” që nga viti 1997 ndahet nga redaksia e revistës “Beobachter” për qytetaren ose qytetarin më të guximshëm të vendit. Ajo ose ai person (ose edhe organizatë), që përzgjidhet për të fituar këtë çmim, e ka merituar atë me ndonjë veprim të guximshëm, vetëmohues, duke shpëtuar tjetrin ose duke i sjellë shoqërisë ndonjë të mirë tjetër.
Në mesin e të nominuarve dhe fituesve të këtij çmimi deri tash ka pasur disa herë edhe shqiptarë nga Zvicra. Për vitin 2012 atë e kishin fituar dy të rinj shqiptarë: Shqiprim Olluri dhe Dines Xhaferi nga fshati Badasingen i Thurgaut dhe zvicerani Ramon Amrhein nga Pfäfikoni i Cyrihut. Ata ishin shpërblyer për guximin dhe vetëmohimin e treguar duke i shpëtuar jetën një babai 46 vjeçar të dy fëmijëve i cili po mbytej në lumin Rajna në Diesenhofen
Vitin e kaluar ka qenë Fitore Kastrati, një nxënëse 16 vjeçe nga Hombrechtikon-i i Cyrihut, e cila pati marrë së bashku me shoqen e saj zvicerane çmimin për të rinj “Prix Courage”.
Senat Iseni është shqiptar nga Maqedonia, me qëndrim në Dietikon të Cyrihut. Ai ka 29 vjet dhe punon në një kiosk ku shiten pjekurinat “Brezel”, në stacionin jhekurudhor Stadelhofen të Cyrihut, fare pranë binarëve të trenit.
Ai, më 16 dhjetor 2014 e kishte shpëtuar në sekondën e fundit nga vdekja e sigurt një person të dehur, i cili kishte rënë në binarët hekurudhorë ndërkohë që treni po afrohej. Senati nuk kishte menduar dy herë por me guxim dhe përqendrim të madh e kishte nxjerrë personin në fjalë nga rreziku akut i shkeljes prej trenit.
Të nominuarit tjerë janë: Petra dhe Bruno Zürcher nga Buchs-i (ZH), Alexander Marx nga Vulpera (GR), Mussie Zerai nga Erlinsbach-u (SO), Erna Niedermann nga Flawil-i (SG) dhe Bianca Keller nga Dietischwil-i (SG).
Me çmimin e përmendur është e lidhur edhe shuma prej 15.000 frangash. Fituesin e përcakton publiku përes votimit online, me telefon ose me sms-a por edhe juria e udhëhequr nga deputetja e SP/PS-së Pascale Bruderer.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













