Lajme
NATO-ja tërheq personelin nga Iraku
Shkaku i përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, NATO-ja ka tërhequr disa trajnues ushtarakë që kanë punuar me ushtarët irakianë në luftën kundër ISIS-it.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se stërvitjet në Irak janë anuluar përkohësisht, transmeton KTV. Për shkaqe sigurie, Aleanca ka deklaruar se ka marrë masa të përkohshme – përfshirë ripozicionimin e personelit brenda dhe jashtë Irakut.
NATO-ja, që ka stërvitur ushtarët irakianë që prej vitit 2018, do të vazhdojë të jetë prezent në këtë vend.
Rreth 500 ushtarë të NATO-s janë në këtë shtet dhe shumica prej tyre janë tërhequr nga Bagdadi me helikopter, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











