Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat vlejnë për datën 23 qershor 2026, përcjell albinfo.ch.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i naftës ka pësuar ulje prej një centi krahasuar me një ditë më parë dhe sot tregtohet me 1.38 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar, në 1.33 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i gazit është 0.67 euro për litër.
MINTI rikujton se çmimet e publikuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë./Albinfo.ch