Lajme
Myftiu i Bosnjës, apel IS-it për lirimin e humanistit britanik
Kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjës, Husein Kavazovic i apelon “shtetit islamik” që të lirojë punëtorin humanitar britanik, David Haines
Kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjës i apelon “shtetit islamik” që të lirojë punëtorin humanitar David Haines
Husein Kavazoviç, reisu-l-ulema i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës ka apeluar për lirimin e punëetorit humanitar David Haines i cili po mbahet peng në Siri që nga marsi i vitit 2013. Në një komunikatë shtypi të shpërndarë nga shërbimi i shtypit i kësaj bashkësie MINA, autoriteti më i lartë i myslimanëve në Bosnjë e Hercegovinë shkruan:
Pasi që mësova se jeta e humanistit David Haines, një qytetar i Britanisë së Madhe, është në rrezik, unë apeloj te ata që e kanë zënë peng që ta lirojnë pa kushte që ai t`i bashkohet familjes së tij. islami na mëson ne se jeta e njeriut është e shenjtë. David Haines është një njeri i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar duke ndihmuar njerëzit në nevojë në gjithë botën.
Ai ka punuar shumë për të ndihmuar refugjatët mysliomanë dhe të kthyerit në Bosnjë e Hercegovinë gjatë dhe pas luftës së viteve 1992-1995. Myslimanët në Bosnjë u janë mirënjohës të gjithë njerëzve që i kanë ndihmuar në atë kohë të vështirë dhe David Haines ka qenë njëri ndër miqtë e tyre të sinqertë.
Lirimi i punëtorit humanitar të arrestuar është akti i vetëm racional, moral dhe fetarisht i arsyeshëm, pasi që jeta dhe pozita aktuale e tij nuk do t`i ndihmojë rrëmbyesit e tij për të zgjidhur problemet e tyre ose të fitojnë luftën kundër armiqve të tyre. Do të ndodhë e kundërta, duke liruar atë, ata do të tregojnë natyrën e tyre humane dhe virtytet e tyre.
Duke qenë viktima të padrejtësive dhe vrasjeve, myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës e ndjejnë se është detyrim i tyre moral dhe fetar të shprehin shqetësimin e tyre serioz kur njerëz të pafajshëm vriten ose torturohen. Për këtë arsye dhe në frymën paqësore të islamit, unë apeloj për lirimin e punëtorit humanitar britanik të arrestuar sepse vrasja e një personi të pafajshëm është e barabartë me vrasjen e gjithë njerëzimit, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











