E-Diaspora
Muzikë pas luftës në Kosovë
Meinhard Holler ka gjetur në Kosovë dhe në Serbi numër të njëjtë instrumentistësh shqiptarë dhe serbë që luajnë me mjeshtri të lartë në instrumentet e tyre.
Violonçelisti austriak Meinhard Holler ia ka dalë për herë të parë që të bëjë bashkë një klasë instrumentistësh të rinj, studentë të muzikës nga Kosova dhe nga Serbia, dy vendeve që për breza të tërë jetojnë në armiqësi me njëri tjetrin. Ai ka gjetur në Kosovë dhe në Serbi numër të njëjtë instrumentistësh shqiptarë dhe serbë që luajnë me mjeshtri të lartë në instrumentet e tyre. Në kursin për muzikë kamertale dhe në turneun që pasoi, morën pjesë edhe studentë nga Austria dhe nga Gjermania.
Në Gut Hornegg, 20 kilometra nga Graz-i, Holler së bashku me studentët bën prova me trio për piano, violinë dhe violonçelo (Smetana, Debussy, Schostakowitsch). Pas 10 ditësh, grupi niset për në turne. Udhëtimi dyjavësh i çon studentët në qytetet e tyre të lindjes si në Prishtinë, në qytetin etnikisht të ndarë Mitrovicë, në Prizren dhe në Beograd. 12 vjet pas luftërave në ish Jugosllavi dhe në kohën e fërkimeve të reja rreth Kosovës së Veriut, ky projekt i muzikës kamertale jep një sinjal shprese.
Në qendër të filmit është vendosur pasioni i instrumentistëve të rinj për muzikën. Ndërsa në një rrafsh tjetër, filmi dokumenton miqësinë e brishtë në mes të shqiptarëve dhe serbëve të rinj, kujtimet për konfliktin e Kosovës, një kapitull ende jo krejtësisht të tejkaluar në historinë e Evropës. Regjisori Walter Wehmeyer ka ndërthurur në këtë film edhe pamje nga hirimet e tij të mëhershme të ber në Kosovë – nga viti 1992, pas rrënimit të autonomisëe së Kosovës dhe nga viti 1998, pak para se të shpërthente lufta në Kosovë.
Filmi shfaqet në kanalin gjerman NDR, të dielën, më 10 shkurt nga ora 8 deri në orën 9.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












