Kosova
Mustafa po trajtohet në Gjermani
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në orët e para të ditës së sotme u dërgua drejt Gjermanisë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Ai do të shtrihet në një spital në Shtutgart.
Presidenti Thaçi dhe Qeveria e Kosovës kanë ofruar gjithë mbështetjen institucionale për t’i ofruar ndihmën e duhur ish-kryeministrit dhe aktualisht kryetarit të LDK-së, përcjell albinfo.ch.
Ish-kryeministri Isa Mustafa, u dërgua me avion special për trajtim mjekësor në Shtutgart të Gjermanisë.
Për hospitalizimin e Mustafës në Kosovë, Spitali Amerikan, deklaroi se gjendja e ish-kryeministrit të vendit, kishte nisur të përmirësohej, por nevoja për terapi dhe rehabilitim të vazhdueshëm ka imponuar rekomandimin për dërgim jashtë vendit, raporton televizioni publik i Kosovës.
Në njoftimin e Spitalit Amerikan, sqarohet se Mustafa në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve dhe pas procedurave përkatëse diagnostike, është arritur të diagnostikohet dhe të trajtohet me terapinë përkatëse specifike që jepet për këtë rast.
Siç merr vesh RTK, dërgimi i Mustafës për trajtim jashtë vendit u bë për shkak të dyshimeve të mjekëve se kryetari i LDK-së vuan nga një sëmundje e rrallë, sindroma GBS që është një çrregullim i muskujve, gjendje kjo e cila mund të lërë pasoja në aftësinë e pacientit për të lëvizur. Por, një gjë të tillë e mohon këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha i cili insiston se shefi i tij është i sëmurë nga gripi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












