Kosova
Mustafa i shkruan letër Merkelit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se i ka shkuar letër kancelares gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas Mustafës në këtë letër ai ka njoftuar Merkel dhe ministrat e jashtëm të BE-së se LDK është kundër korrigjimit apo shkëmbimit të terrorit përgjatë vijave etnike me Serbinë duke e quajtur rrezik jo vetëm për Kosovën por tërë Ballkanin, përcjell albinfo.ch.
Letra e plotë
Të nderuar miq,
Si Kryetar i LDK-së, i kam shkruar Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian.
I kam njoftuar për vlerësimet e LDK-së ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe procesit të dialogut me Serbinë. Kam shprehur mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Gjermania dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar përkushtimin e qartë të LDK-së për dialogun me Serbinë.
Kam nënvizuar se krahas sqarimit të përmbajtjes së dialogut dhe objektivave, dialogun do të duhej të drejtohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira, pasi koalicioni i tanishëm përfaqëson pakicën dhe nuk siguron që marrëveshjet të jenë të zbatueshme.
Kam përçuar mesazhin te këto vende se LDK kundërshton korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territorit përgjatë vijave etnike, se kjo zgjidhje do të ishte me rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin në tërësi. Faktin, se Shteti i Kosovës dhe kufijtë e tij janë përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë , me Kushtetutë si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe se Kosova në kufijtë aktual është njohur nga shumica e madhe e vendeve anë e mbanë rruzullit tokësor. Se LDK është kundër kthimit mbrapa.
Po ashtu i kam njoftuar se LDK si parti më e madhe opozitare do të ndjek rrugën evropiane dhe euroatlantike si rrugë të perspektivës së qytetarëve tanë; se LDK sa e drejtonte Qeverinë ka punuar me përkushtim në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, kurse këtë vit, edhe pse ne opozitë, deputetët e saj e kanë votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që procesi I liberalizimit të vizave të ec përpara. Shfrytëzova rastin, po ashtu, të kërkoj përkrahjen e vazhdueshme të çdo vendi të BE-së në këtë proces duke theksuar bindjen se është e padrejtë që qytetarët tanë të mbesin edhe më tutje të përjashtuar nga regjimi i lirë i vizave.
Një letër të ngjashme më parë ia kam përcjellë edhe Kryetarit të Partive Popullore Evropiane EPP, z Joseph Daul.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













