Kosova
Mungojnë punëtorët e kualifikuar
Nga 27.5 për qind, sa ishte në vitin 2016, shkalla e papunësisë në vend, sipas Agjencisë së Statistikave, vitin e kaluar arriti në 30.5 për qind
Në kohën kur mbi 30% e qytetarëve të Kosovës të aftë për punë nuk po arrijnë të sigurojnë një vend pune, ka biznese që për vite të tëra nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë të profileve të caktuara.
Elbasan Musliu, nga Kompania EuroMetal, thotë se aktualisht kanë nevojë për saldatorë, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë interesim nga ana e vendorëve, kështu që po detyrohen të marrin punëtorë nga jashtë.
Nga 27.5 për qind, sa ishte në vitin 2016, shkalla e papunësisë në vend, sipas Agjencisë së Statistikave, vitin e kaluar arriti në 30.5 për qind.
Por, në kohën kur papunësia rritet nga viti në vit, ka biznese të cilat nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë. E njëra nga to është edhe Kompania “EuroMetal”, nga Ferizaj, e cila merret me përpunimin e metaleve. Elbasan Musliu nga kjo kompani, thotë se edhe pse kanë 10 pozita të lira për saldatorë, ata tash e dy vite nuk po gjejnë punëtorë.
Musliu tregon për Radio Kosovën se në mungesë të vendorëve, ata kanë marrë disa punëtorë nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës, përcjell albinfo.ch.
Për kushtet e punës në kompaninë që s’po arrin të gjejë punëtorë, flet ky punëtor që bën mbi 120 kilometra rrugë çdo ditë deri në vendin e tij të punës, me të cilin thotë se është i kënaqur.
“Unë jam Fitim Istogu, nga Polluzha e Drenasit. Punoj në Ferizaj, në “EuroMetal”. Kushtet e punës janë të mira. Rrogat i marrim me rregull. Punoj si saldator. Gjithçka është në rregull dhe për këtë vij nga Drenasi në Ferizaj”, tha Istogu.
Përveç Kompanisë “EuroMetal”, edhe biznese të tjera ankohen për mungesë të punëtorëve, të profileve të caktuara.
Mungesa e profesionistëve, sipas ekspertit të arsimit, Dukagjin Pupovcit, ndërlidhet me sistemin shkollor, i cili duhet të reformohet.
Profesori universitar, Dukagjin Pupovci, pohon se reformimi i sistemit arsimor është i domosdoshëm, përkatësisht rishikim i programeve, duke iu përshtatur kërkesave dhe nevojave të tregut të punës. Sipas tij, kjo do të ndikonte edhe në uljen e papunësisë dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












