Lajme
Multimilioneri francez dënohet me 90 mijë franga për tejkalim shpejtësie prej 27km/h
Një ndër 300 njerëzit më të pasur në Zvicër është dënuar me një gjobë të majme për tejkalim shpejtësie, duke nxjerrë në pah mënyrën se si drejtësia zvicerane e përshtat ndëshkimin sipas gjendjes financiare të shkelësit, transmeton albinfo.ch.
Multimilioneri francez, i cili jeton prej rreth 20 vitesh në Lozanë dhe përfshihet në listën e të pasurve të përpiluar nga revista prestigjioze “Bilanz”, është kapur në gusht të vitit 2024 duke vozitur me 77 km/orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/orë. Ngjarja u raportua nga gazeta lokale “24heures”.
Për këtë shkelje, gjyqësori i kantonit Vaud e dënoi atë me 40 gjoba ditore prej 2,000 frangash secila që përbën një dënim me kusht prej 80,000 frangash, me një periudhë prove prej tre vjetësh si dhe një gjobë të menjëhershme prej 10,000 frangash. Në total, shuma e gjobës arrin në 90,000 franga.
Ky nuk është rasti i parë kur biznesmeni përballet me drejtësinë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Tetë vjet më parë, ai ishte ndëshkuar për një shkelje të ngjashme me një gjobë me kusht prej 60,000 frangash dhe një gjobë të drejtpërdrejtë prej 10,000 frangash.
Në Zvicër, gjobat ditore përcaktohen në bazë të të ardhurave, pasurisë, stilit të jetesës dhe detyrimeve financiare të shkelësit. Kjo nënkupton që personat me pasuri të madhe paguajnë gjoba më të larta, ndërsa të varfrit, në raste të caktuara, mund të përballen me dënime me burg, transmeton albinfo.ch.
“Gjykatësi përcakton shumën sipas situatës personale dhe ekonomike të shkelësit në kohën e vendimit, duke marrë parasysh në veçanti të ardhurat dhe pasuritë e tij, stilin e jetesës, detyrimet ndaj familjes dhe nivelin minimal të jetesës”, ka sqaruar për “24heures” zëdhënësi i Prokurorisë së Vaud, Vincent Derouand.
Sipas ligjit zviceran, gjoba maksimale ditore mund të arrijë deri në 3,000 franga, ndërsa minimumi është 30 franga. Në rastet e dënimit me kusht, mund të vendoset edhe një gjobë shtesë deri në 10,000 franga, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













