Integrimi
Muharrem Behrami bëhet hero në Austri
Ai ka intervenuar për të shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak
Muharrem Behrami nga Podujeva, i cili punon dhe vepron në Linz të Austrisë, është bërë hero në këtë shtet.
E gjithë kjo, pasi që Behrami ka intervenuar për të shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.
Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe Policinë austriake, kanë shpëtuar 14-vjeçarin që kishte mbetur i ngujuar në një oxhak.
Ishte kosovari ai i cili ka dëgjuar ulërimat e 14-vjeçarit i cili kërkonte ndihmë, më pastaj ka njoftuar forcat e rendit për intervenim.
Ky rast ka marrë vëmendje në mediat austriake, e që një faqe e ka zënë edhe te gazeta “Land Leute”.
“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 01:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat më në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta, transmeton faqja “Podujeva Vendlindja Ime”.
“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 03:30. Shpëtimi i djalit nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar tutje gazeta, përcjell albinfo.ch.
Pas intervenimit, 14-vjeçari u largua nga vrima që gati sa e kishte mbytur. “Në orën 04:30, djali u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur dhe i çrregullt. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet tutje.
Muharrem Behrami, i cili ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit dhe kishte paralajmëruar shërbimet emergjente në mes të natës, është shprehur i kënaqur. Ai nuk e konsideron veten një shpëtimtar.
“Unë vetëm e kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai për media austriake.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













