Shqipëria
MPB në Shqipëri reagon ndaj raportit të Drejtorisë Antidrogë në Itali
Ministria e Punëve të Brendshme në Shqipëri ka reaguar në lë lidhje me deklaratat, spekulimet apo keqinterpretimet e gjetjeve të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimi Antidrogë Italian.
Sipas MPB-së në Shqipëri, Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencen e BE-së, shkruan Albinfo.ch.
“Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës”, thuhet në reagimin e MPB-së.
Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, sipas MPB-së Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020, me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve.
Ajo ka sqaruar edhe raportin. “Duke u ndalur tek Raporti i Antidrogës italiane (DCSA), (faqja 35), shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria. (cit. – Nel 2017, sul territorio nazionale sono stati complessivamente sequestrati kg 90.097,18 di marijuana (+117,76%, rispetto ai 41.374,29 kg del 2016), dhe për më tepër, sipas vetë Raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e jugut (faqja 16)”.
Sipas MPB-së këto sasi të kapura, janë fryt edhe i shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla.
“Përsa i përket përpjekjes së opozitës për t’i renditur në krye të listës shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik kanabisi, në fakt Raporti i rendit ata të pestët, ku në krye janë shtetasit italianë, marokenë etj. Gjithashtu, me shqetësim kujtojmë Raportin global të Kombeve të Bashkuara për Drogën në 2010, (faqja 58, figura 14) ku citohet se “shqiptarë të arrestuar në Itali për trafik heroine renditen të parët, me 32% të të gjithë të ndaluarve”, thuhet në reagim, shkruan Albinfo.ch.
Në përgjigje të akuzave që vijnë nga subjekte partiake, është e qartë se këto kanë sfond dhe synim përfitimin politik të ditës.
“Duke iu referuar po statistikave të Policisë italiane, si të trafikuara nga Shqipëria në vitin 2008 u kapën 62 kg heroinë, në vitin 2009 u kapën 59 kg heroinë. Ndërsa në vitin 2017 u kapën 9.9 kg heroinë. Nuk është e qartë cila do të ishte sot përgjigja, duke përdorur të njëjtën logjikë, prej atyre që artikuluan akuza nga selitë partiake dhe ishin në pushtet në vitet 2008-2009”, thuhet në fund të raportit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Austri
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik