Kosova
Motra e Rita Orës i bashkohet fushatës për vendosjen e Kosovës në hartat e “Apple”-s
Janë parë shumë fytyra publike që kanë mbështetur çështjen e vendosjes së Kosovës në hartën e Apple, e ndër ta është deklaruar edhe Elena Ora, motra e Ritës, përcjell albinfo.ch.
Ajo e ka parë të arsyeshme që Kosova të jetë në hartën e “Apple”, ashtu siç janë vendet e tjera.
Elena theksoi se është e vështirë të dëgjosh gjëra kaq negative si përgjigje e asaj që po kërkojnë kosovarët, e që është meritë dhe e drejtë e tyre.
“Do të ishte shumë e përshtatshme që Kosova të jetë në hartën e Apple-s dhe të tjerëve, faleminderit! Është shumë e vështirë të dëgjosh gjëra kaq negative ndaj një kërkese për diçka që është e merituar dhe e drejtë. Të bëhemi gjenerata që shpërndanë paqe dhe dashuri për të gjithë, ju lutem. Për të gjithë që hamenden, po ju tregoj se jam e diplomuar në Politikë por besoj fuqishëm që çdokush ka të drejtë të shprehet. Personalisht kam pasur rastin ta shoh një rast në Tribunalin Penal ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë – rrallë flas për këtë, por ndjej se kjo është një prej atyre rasteve kur mundem dhe duhet të them diçka”, tha Elena Ora në një postim në Instagram.
Sipas saj, është e frikshme se si aq shumë të rinj nuk e pranojnë atë që u ka ndodhur shumë njerëzve të pafajshëm në Ballkan, e që ishte e gabueshme dhe e turpshme.
“Jam krenare për ‘vajzat’ e mia me profile të larta që po ashtu e kanë ngritur zërin, si Rita Ora, Era Istrefi, Dua Lipa, Dafina Zeqiri, Bebe Rexha dhe shumë gra super të talentuara. Paqe”, shkroi Elena.
Kujtojmë se postimi i Dua Lipës, me hartën e trojeve etnike shqiptare, ka nxitur reagime të shumta nga komentuesit e ndryshëm serbë, duke e ‘pushtuar’ profilin e saj me deklarata tashmë të bëra ‘bozë’ se ‘Kosova është Serbi’.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













