Lajme
Motoçiklisti 28 vjeçar nga Kosova humb jetën në një aksident të rëndë në Zvicër
Pak pas mesnatës së 1 shtatorit ndodhi një aksident fatal midis Chavannes-près-Renens dhe Ecublens (kantoni i Vaud).
Mediat njoftojnë për një aksident trafiku që përfshin një motoçiklist në rrugën nga Chavannes-près-Renens në drejtim të Ecublens.
Viktima është një shtetas kosovar 28-vjeçar me banim në Riviera, transmeton Albinfo.ch.
Dyshimet e para janë që motoçiklisti ka humbur kontrollin e mjetit. Ai humbi kontrollin në dalje të një kthese në të majtë dhe u përplas me një hekurudhë mbrojtëse në anën e djathtë të rrugës përpara se të ulej në një zonë me bar disa metra më tutje.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Po ashtu, bëhet e ditur se është njoftuar prokuroria publike dhe prokurori kujdestar i cili ka hapur hetim penal për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit, përcjell Albinfo.ch.
Rruga ku ndodhi aksidenti u mbyll për rreth pesë orë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












