Maqedonia
Mospajtime mes Zaevit e Ahmetit për marrëveshjen për emrin
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka bërë të qartë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fund të nëntorit të këtij viti.
Zhvillimet pas referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe qëndrime të ndryshme nga LSDM dhe BDI-së si dy partitë më të mëdha të koalicionit qeverisës. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka bërë të qartë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fund të nëntorit të këtij viti. Kjo është theksuar edhe nga një funksionar i kësaj partie, i cili përmes portalit plusinfo.mk paralajmëroi zgjedhje të reja dhe tha se lideri partiak dhe kryeministër i vendit Zoran Zaev nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për ta bindur për ta votuar në Kuvend Marrëveshjen e emrit.
Në anën tjetër, nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksojnë se duhet shqyrtuar mundësinë e negociatave me VMRO-DPMNE për të gjetur numrin e caktuar të deputetëve për të votuar ndryshimet, për shkak se zgjedhjet do të jenë bllokim dhe humbje kohe. Nga partia e Ali Ahmetit tashmë kanë propozuar edhe opsionin e votimit të fshehtë të deputetëve për ndryshimet kushtetuese.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













