Kultura
Modeli i “Origjinës së Botës” të Courbet më në fund është identifikuar
Disa emra në histori janë vënë në përpjekje për të identifikuar gruan, që u bë model për Gustave Courbet, për këtë pikturë të famshme botërore, të ekspozuar në Musée d’Orsay, e realizuar në vitin 1866 me kërkesë të diplomatit osman Khalil Bey, figura e pabesueshme e “Tout-Paris” e vitit 1860.
Si modele atij i ka shërbyer valltarja 34-vjeçare Constance Quéniaux, ka zbuluar në një libër të vetin studiuesi letrar francez Claude Schopp.
Sipas Schopps, Quéniaux ishte një nga dashnoret e diplomatit osman Khalil-Bey. Courbet pikturoi pamjen e saj me famë botërore në vitin 1866 me autorizimin e tij. Shkrimtari Schopp ish balerinës së Operës i ra në gjurmë rastësisht, kur ai po hulumtonte një letër të shpërfillur më parë, të shkrimtarit Alexandre Dumas i Riu, përcjell albinfo.ch.
“Tani, për 99 për qind jemi të sigurt se bëhet fjalë për modelen Constance Quéniaux të cilën e pikturoi Courbet”, ka pohuar ekspertja grafike e Bibliotekës Kombëtare të Francës, Sylvie Aubenas, për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton Albinfo.ch.
Më herët, në botën e artit kanë qarkulluar emrat e disa grave të tjera, si një model i mundshëm për “Origjinën e Botës”, edhe pse nuk kanë qenë të bindshëm për disa arsye.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian Kryeministri Edi Rama, fjalimin në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Itali, e nisi me një...
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri? Nëse punoni në Austri – ose po kërkoni punë këtu – me siguri do të keni...
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë