Kosova
MKRS-ja po e shkel ligjin me konkursin për drejtorin e QKK-së
Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës ka reaguar lidhur me konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës. Ky union i është drejtuar me një letër ankesë Kryeministrit dhe ministrit të Kulturës lidhur me konkursin, siç e quaj ata, “skandaloz dhe të jashtëligjshëm”.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka hapur “konkurs të brendshëm” në ditët e festës për zgjedhjen e drejtorit të QKK-së duke shkelur Ligjin për Kinematografinë, i cili përcakton saktë se zgjedhja e drejtorit bëhet me konkurs publik dhe jo të brendshëm.
Konkursi me të drejtë aplikimi u referohet vetëm punëtorëve të MKRS-së dhe mbyllet më 05 janar të vitit 2018. Intenca e manipulimit dhe tendenca për të rizgjedhur në mënyrë të kundërligjshme ish-drejtorin Arben Zharku në krye të QKK-së është tepër transparente.
Por, fatkeqësisht kjo mënyrë, sikurse edhe zgjedhja e parë e Zharku në krye të QKK-së, rezulton si shkelje flagrante e ligjit. Duam t’ju përkujtojmë se Qendra Kinematografike e Kosovës është e themeluar me Ligjin nr. 2004/22 dhe i gjithë funksionalizimi i këtij institucioni mbështetet në Ligjin për Kinematografinë”, thuhet në reagimin e Unionit të Artistëve të Filmit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











