Lajme
Mjekja shqiptare e pediatrisë, histori suksesi në SHBA
Mjekja shqiptare një storie suksesi në Shtetet e Bashkuara, në fushën e mjekësisë
Duket se rruga drejt suksesit nuk është asnjëherë e lehtë dhe mund të mos jetë edhe e bukur, por mund të bëhet.
Pa dyshim që Linda Ciu kaloi nëpër shumë sfida, por ajo ia doli të realizojë ëndrrën e saj. Ajo tani është mjekja shqiptare e pediatrisë që ka zhvilluar karrierën në SHBA, ndërsa më herët ishte doktorante në Universitetin e Tiranës, shkruan albinfo.ch.
Doktoresha Linda Ciu karakterizohet nga inteligjenca dhe eleganca dhe pacientët e saj janë shprehur se ata janë të mahnitur nga stili, profesionalizmi dhe kompetenca e saj dhe kujdesi i ngrohtë, personal që ajo ofron për fëmijët e tyre.
Mjekja shqiptare prej shumë vitesh po zhvillon karrierën e saj në Nju-Jork, SHBA. Angazhimi i saj profesional gjatë këtyre viteve është fokusuar në shërbimin e urgjencës. Edhe pse Ciu nuk vjen nga një familje mjekësh, ajo ka kultivuar të gjitha aftësitë e një mjeke profesioniste, falë përvojës së gjatë në fushën e mjekësisë dhe kualifikimeve të herëpashershme.
Këto karakteristika bëjnë që kolegët dhe pacientët e saj në Shqipëri të vazhdojnë t’i drejtohen asaj, qoftë në zyrën e saj në Shtetet e Bashkuara, gjatë vizitave të saj vjetore në vendlindje, përmes Skype, ose burimeve të tjera virtuale. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë














