Lajme
Në rast të një vale të dytë, të prekurit nga koronavirusi shërohen më shpejt
Mjekja e urgjencës në Gjermani: "Në rast të një vale të dytë nga koronavirusi, të prekurit do të shërohen shumë më shpejt"
Në një intervistë për mediat shqiptare, mjekja shqiptare e urgjencës në Gjermani, e cila jeton dhe vepron si mjeke atje, Aurora Meta Dollenberg, shpjegon se në rast të një vale të dytë nga koronavirusi, të prekurit do të shërohen më shpejtë se gjatë kësaj periudhe, përcjell albinfo.ch.
Ajo thekson se në rast të një valë të dytë nga koronavirusi, të prekurit do të shërohen shumë më shpejt se gjatë kësaj periudhe, pasi që tashmë mjekësia e ka një pëvojë në trajtimin e këtij virusi, për dallim nga hera e parë.
Nga ana tjetër, Aurora Meta Dollenberg është edhe nënkryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Diasporë. Ajo kohë më pare bëri edhe një parashikim se kur mund të kemi një vaksinë ndaj koronavirusit, përcjell tutje albinfo.ch.
“Kanë filluar në Gjermani punimet nëpër laboratorë për të zhvilluar vaksinën ndaj tij. Nga eksperienca mund të themi se kur ka pasur influenca, pas dy muajsh është arritur të zhvillohet edhe një vaksinë. Mund të them se përafërsisht të paktën pas katër deri në gjashtë javë duhet të ketë ndonjë rezultat për sa i përket vaksinimit”, tha ajo. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











