Maqedonia
MJ Kotzias në intervistë shtetin fqinj e përmend me emrin e ri “Maqedonia Veriore”
Në një intervistë për të përditshmen ruse “Izvestija”, ministri i jashtëm Nikos Kozijas deklaroi se nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit kushtetues të vendit fitojnë të dyja palët. Kocias deklaroi se Greqia nuk do ta pengojë anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. Ai gjithashtu tha se njëra prej pikave kyçe për ratifikimin e marrëveshjes është referendumi i suksesshëm në Maqedoni.
“Mendoj se referendumi është një pjesë e ratifikimit të marrëveshjes në përputhje me vendimet e krerëve të Maqedonisë së Veriut. Duhet të kalojë referendumi që të ratifikohet marrëveshja. Integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE është përzgjedhja e shtetit. Ne thjeshtë nuk do t’i pengojmë dhe do t’u ndihmojmë në rrugën e tyre evropiane. Dini se zgjidhja e këtij problemi shkon në favor të interesave kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ky është një problem që formalisht ekziston 25 vite ndërsa realisht 75 “– tha Nikos Kozijas- ministër i Jashtëm i Greqisë.
Profesori i universitetit në Graz dhe koordinator i Grupit evropian këshillëdhënës për Ballkanin, në intervistë për “Ballkanin Perëndimor Evropian”, vlerëson se marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë është kompromis i mirë. Sipas tij, zgjidhjen e bllokojnë partitë opozitare në Greqi dhe Maqedoni.
“Do të ishte e udhës nëse edhe Partia Evropiane Popullore bën presion ndaj anëtarëve të tyre “Demokracia e Re” dhe VMRO DPMNE” që të marrin pozicione më evropiane, me çka do të përmbyllej kontesti – deklaroi Vizard- Florian Biber”- koordinator i Grupit Evropian Këshillëdhënës për Ballkanin.
Biber shton se marrëveshja ofron zgjidhje të vazhdueshme, e jo të përkohshme.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













