Futboll
Mirëpriten futbollistët e klubit FC Kosova Zürich në Ministrinë e Diasporës
FC Kosova Zürich do të zhvillojë ndeshje nesër me FC Llapin, duke filluar nga ora 14:00
Përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Sylë Ukshini, mirëpriti drejtuesit dhe futbollistët e Klubit FC Kosova Cyrih, shkruan albinfo.ch.
FC Kosova nesër, më 18 tetor, do të zhvillojë ndeshjen finale “Kupa e Kosovës” me klubin e futbollit nga Kosova FC LLAPI, duke filluar nga ora 14:00, në kampin nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali.
Sylë Ukshini pati bashkëbisedim dhe u nda i kënaqur me rezultatet që ka arritur klubli FC Kosova Zürich.

Postimi i plotë:
Një takim i veçantë me Klubin e futbollit FC Kosova nga Zurich
Kisha kënaqësinë që së bashku me z. Elis Badalli, Udhëheqës i Divizionit për Kulturë, Rini dhe Sport në Diasporë dhe zyrtarë të tjerë të Departamentit për Diasporë, të mirëprisnim dhe të bashkëbisedonim me drejtuesit dhe futbollistët e Klubit FC, fitues të Kupës së Diasporës në Zvicër. Kosova Zurich nga Zvicra po qëndron në Kosovë nga data 15 tetor. FC Kosova nesër, më 18 tetor, do të zhvillojnë ndeshjen finale “Kupa e Kosovës” me klubin e futbollit nga Kosova FC LLAPI, duke filluar nga ora 14:00, në kampin nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali.
Shpresojmë që kjo ndeshje të jetë një garë e denjë sportive dhe një rast për koordinimin e aktiviteteve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Diasporë (MPJD) dhe klubeve shqiptare në diasporë në përgjithësi. Sporti nuk është vetëm aktivitetet sportiv, por edhe një mundësi e mirë për kultivimin e vlerave të vendit jashtë atdheut.
Me këtë rast, përgëzuam drejtuesit për angazhimin, sukseset dhe punën që bëjnë, duke nënvizuar se sporti është instrument i vlefshëm për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe krijimit të lidhjeve të reja me atdheun dhe anasjelltas si dhe për krijimin e një imazhi më të mirë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.





E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












