Shefja shqiptare e Teknologjisë në kompaninë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se aplikacioni i ChatGPT-s për iOS tani është i disponueshëm në një sërë vendesh të tjera, përfshirë Shqipërinë.
Tani, aplikacioni i këtij chatboti për përdoruesit iOS është lansuar në Shqipëri, Kroaci, Francë, Gjermani, Irlandë, Xhamajkë, Kore të Jugut, Zelandë të Re, Nicaragua, Nigeri dhe në Mbretëri të Bashkuar.