Shkurt.ch
Ministrja Eveline Widmer-Schlumpf jep dorëheqje
«Unë jap dorëheqje. Nuk i nënshtrohem zgjehdjeve për qeveri, më 9 dhjetor»: kështu ka deklaruar ministrja Eveline Widmer-Schlumpf në një konferencë të posaçme për medie të mbajtur pak minuta më parë.
Më së voni që nga zgjedhjet e 18 tetorit spekulimet për dorëheqjen e mundshme të ministres Eveline Widmer-Schlumpf u bënë më të besueshme se kurrë. Kjo për faktin se partia e saj (BDP) u nda e rezultate të dobëta nga këto zgjehdje ndërkohë që kundërshtarja e saj e madhe, SVP/UDC, ish partia e hershme e Widmer-Schlumpf-it korri rezultatet më të mira deri më tash. Kjo sigurisht i shtoi apetitet por e bëri edhe më legjitime kërkesën e hershme të SVP-së për një karrige të dytë në qeveri.
Dhe, “viktimë” e ambicies së SVP-së nuk ka kush të jetë jetër përveç Eveline Widmer-Schlumpf, gjegjësisht partia e saj që ka pasur rezultatin më të dobët në mesin e partive qe përbëjnë qeverinë.
Kështu, dorëheqja e ministres, ndryshe shumë të suksesshme në resorin e saj (financat) kishte mbetur çështje ditësh dhe orësh, deri sa ajo sot pak më parë në një konferencë shtypi kumtoi lajmin e dorëheqjes.
Widmer-Schlumpf në Këshillin Federal ka kryer dy mandate, nga viti 2007. Ajo qe zgjedhur në këtë post si rezultat i mosbesimit që deputetët i dhanë pëfaqësuesit të SVP-së, Christoph Blocher dhe kandidimit që i bënë zonjës Schlumpf e cila asokohe ishte ende pjesë e SVP-së. Kandidimi dhe zgjedhja e saj qenë bërë të mundura pasi që partitë si SP/PS, CVP/PDC dhe GPS i bashkuan votat në favor të saj dhe kundër Blocher-it. Pas zgjedhjes, Widmer-Schlumpf së bashku me një pjesë të politikanëve të SVP-së themeluan partinë e re, BDP. Nga ajo kohë Schlumpf, është e rizgjedhur pa problem edhe në mandatin e dytë në postin prej të cilit dha dorëheqje sot.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











