Kosova
Ministri Sefaj: Pronari i veturës nga e cila u vra Ivanoviq, është serb
"Pronari gjendet në Serbi, kemi kërkuar nga policia serbe që të fillojnë hetime ndaj pronarit të makinës. Në këtë mënyrë e kemi përfshirë në hetime policinë serbe"
Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj ka folur lidhur me hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit duke zbuluar se Policia e Kosovës e di emrin e pronarit të veturës nga e cila dyshohet se u vra Ivanoviq dhe se ai është serb nga Serbia.
Ministri në një emision në KTV ka thënë se dy policë të Kosovës të komunitetit serb të arrestuar ditë më parë ishin të përfshirë në manipulimin e provave lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.
“Fatkeqësisht kemi parë se dy policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë qenë të përfshirë në këtë rast dhe është bërë arrestimi i tyre. Të gjeturat e para i ka bërë menjëherë policia, ka mbërritur në gjurmët e makinës prej së cilës siç duket është kryer vrasja dhe kemi arritur që të identifikojmë pronarin e makinës.
Pronari gjendet në Serbi, kemi kërkuar nga policia serbe që të fillojnë hetime ndaj pronarit të makinës. Në këtë mënyrë e kemi përfshirë në hetime policinë serbe. Informatat e tyre kanë qenë mjaft të përgjithshme dhe ende është duke u hetuar. Presim që të ketë informata edhe nga pala serbe. Ne kemi emrin dhe mbiemrin e këtij qytetari serb, shtetas i Serbisë”, është shprehur ministri Sefaj
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













