Kosova
Ministri nuk e zbaton vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave
Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje pagash të të gjithë kabinetit të tij shkaktoi reagime dhe polemika të shumta nga zyrtarët
Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.
Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje pagash të të gjithë kabinetit të tij shkaktoi reagime dhe polemika të shumta nga zyrtarët.
Ndërkohë, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi deklaroi se ministria do të ekzekutojë pagat për kabinetin qeveritar vetëm nëse Gjykata Kushtetuese e legjitimon atë vendim.
“Pagat do të ekzekutohen, mirëpo për vendimin duhet të pritet vendimi legal nga Gjykata ku është dërgu ai vendim”, deklaroi zv/ministri Gashi, për “Insajderin”. “Pasi e kemi kontekstin në Gjykatën Kushtetuese, është i hapur, ne presim vendimin juridik dhe pastaj pasi të kryhet krejt kjo procedurë respektohet prej momentin që ka hyrë në fuqi ai ligj”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










