Kosova
Ministri kolumbian: Kokaina e kapur në Durrës i përkiste “Clan Del Golfo”
Sipas ministrit kolumbian të mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, “Clan del Golfo” ka kontakte në disa porte të Evropës, ku dërgon ngarkesa droge
Kokaina e kapur në Shqipëri i përkiste organizatës kriminale kolumbiane “Clan del Golfo”, ka deklaruar ministrit kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas.
Gjatë një vizite, në bazën kundër trafikut të narkotikëve në Policinë e Shtetit të Kolumbisë, tha se “Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare janë kapur 613 kg kokainë e bandës kriminale “Clan del golfo”, në portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë, më 2 mars”.
Sipas ministrit kolumbian, “Clan del Golfo” ka kontakte në disa porte të Evropës, ku dërgon ngarkesa droge. Ai tha se kjo organizatë ka humbur nga viti 2014 rreth 6 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











