Lajme
Ministri gjerman: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë
Mësohet se Qeveria gjermane ka rritur retorikën në të mirë të vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit, në dy ditët e fundit, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë, ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, e ka përshkruar vaksinimin e detyrueshëm si “rrugën më të sigurt dhe të shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë”, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Bundestag.
Një studente kosovare zbulon një metodë të re për të humbur peshë.
Lauterbach, njëherësh edhe mjek i kualifikuar, ka thënë se “me pjesën më të madhe të popullsisë së vaksinuar, ne mund të presim që të shmangim rastet serioze, ashtu sikurse variantet e reja të koronavirusit”.
Qeveria ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit.
Detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen, ka thënë Lauterbach.
Të mërkurën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka thënë Parlamentit se ai mbështet vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç.
Megjithatë, disa prej partnerëve të koalicionit, sidomos Demokratët e Lirë, ende nuk janë bindur.
Më 12 janar autoritetet gjermane kanë dhënë rreth 780,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit, apo 66,000 më shumë sesa të martën.
Shumica prej tyre kanë qenë doza përforcuese, të cilat janë marrë nga 37.5 milionë persona, apo 45.1 për qind e popullsisë.
Numri i personave të vaksinuar me dy doza ka shkuar në 72.3 për qind, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.
Ky Institut ka raportuar për 81,417 raste të infektimit me koronavirus brenda 24 orëve, apo 17,000 më shumë sesa një javë më parë.
Shkalla e hospitalizimeve mbetet e qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?














