Lajme
Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se janë të “papranueshme” komentet Vance
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka kritikuar ashpër JD Vance pasi zëvendës presidenti i SHBA akuzoi qeveritë evropiane për injorimin e shqetësimeve të votuesve për imigracionin dhe për shtypjen e lirisë së fjalës.
“Demokracia u vu në pikëpyetje nga nënpresidenti i SHBA për të gjithë Evropën më herët,” tha Pistorius në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Dhe nëse e kam kuptuar saktë, ai po krahason kushtet në pjesë të Evropës me ato në rajone autoritare… kjo nuk është e pranueshme.”
Pistorius e akuzoi Vance-in se kishte pikturuar një tablo të shtrembëruar të demokracisë.
Me zgjedhjet gjermane pak më shumë se një javë larg, dhe AfD e ekstremit të djathtë në vendin e dytë në sondazhe, Pistorius hodhi poshtë nocionin se liria e fjalës po pengohej.
Demokracia do të thotë se “partitë ekstremiste si AfD mund të bëjnë fushatë krejt normalisht, ashtu si çdo parti tjetër”.
“Megjithatë, demokracia nuk do të thotë që pakica me zë të lartë ka automatikisht të drejtë dhe përcakton të vërtetën,” tha Pistorius.
Më parë, JD Vance tha se liria e fjalës ishte “në tërheqje” në Evropë, ndërsa migrimi masiv ishte një temë që nënvlerësohej nga kombet në të gjithë kontinentin./DW
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










