Futboll
Milani synon Berat Gjimshitin për mbrojtje
Milani vazhdon të jetë në kërkim të një qëndërmbrojtësi për të përforcuar repartin e prapavijës.
Pas emrave si Milenkoviqi apo edhe Nastasiqi, së fundmi në skenë për kuqezinjtë ka dalë një tjetër futbollist ballkanas dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, drejtuesit e Milanit e pëlqejnë shumë shtatlartin kuqezi dhe po përgatitin një ofertë për Atalantën.
Gjimshiti është një titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe është në planet e trajnerit Gasperini, gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë vetë lojtari si edhe presidenti i bergamaskëve, Antonio Percassi.
Faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e futbollistit 15 milionë euro, një shifër kjo e konsiderueshme, por në të njëjtën kohë e përballueshme për arkat e Milanit.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













