Shqipëria
Meta: Dita e Alfabetit, një nga datat më të mëdha të historisë sonë
"Me këtë alfabet u shkrua në shqip edhe Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit 2001. Me këtë alfabet shkruhet edhe liria dhe mbrojtja e respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni"
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në ditën e dytë të vizitës së tij në Maqedoni ka qëndruar në Manastir me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Meta është pritur nga Kryetarja e Komunës Natasha Petrovska dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Hazbi Lika e më pas vizitoi Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, transmeton albinfo.ch.
Presidenti shqiptar mori pjesë edhe në simpoziumin e zhvilluar me rastin e 109-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Njëqind e nëntë vjet më parë, në qytetin e vjetër të Manastirit, përfaqësuesit më të spikatur e të mençur të Rilindjes sonë Kombëtare dhe veprimtarë të shquar, të deleguar nga shoqata të ndryshme kulturore dhe atdhetare, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, alfabetit të gjuhës shqipe.
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është padyshim një nga datat më të mëdha të historisë sonë kombëtare, momenti kyç e përbashkues që e orientoi kombin tonë drejt kombeve të përparuara të botës perëndimore”, ka thënë në fjalimin e tijë Meta. Ai ka thënë se edhe pas kaq shumë vjetësh shqiptarët duhet të jenë krenarë për vendimet e Kongresit të Manastirit.
“Me këtë alfabet u shkrua në shqip edhe Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit 2001. Me këtë alfabet shkruhet edhe liria dhe mbrojtja e respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Gjuha është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e një kombi, shtylla kurrizore e tij, tipari unik dhe identifikues i tij”, tha Meta.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë