Lajme
Mes lotëve e pikëllimit, i jepet lamtumira Florijana Ismailit
"Është e vështirë të gjenden fjalët për atë që ka ndodhur. Florijana ka qenë një shembull, model. Të dashur prindër, ju mund të jeni me të vërtetë krenarë me të”
Ceremonia lamtumirëse e ndarjes nga Florijana Ismaili, futbollistja shqiptare e kombëtares së Zvicrës që humbi jetën dhjetë ditë më parë në liqenin Como në Itali, po zhvillohet në një sallë sportesh në Worben të Kantonit të Bernës.
Në këtë ceremoni të organizuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës po marrin pjesë rreth 500 veta, transmeton albinfo.ch. Mes tyre janë edhe bashkëlojtaret e Florijanës, të cilat kanë veshur fanellat e klubit YB, në shenjë kujtimi për lojtaren e ndjerë.
Foto: albinfo.ch ©
Janë mbajtur disa fjalë nga personalitete të ndryshme, nga familja dhe miqtë. Mes tjerëve një përfaqësues i federatës së përmendur, në fjalimin e tij lamtumirës ka thënë: “Është e vështirë të gjenden fjalët për atë që ka ndodhur. Por, për Florijanën si njeri nuk është e vështirë: ajo ka qenë një vajzë e qeshur, tolerante, e gatshme për të ndihmuar. Ka qenë një shembull, model. Të dashur prindër, ju mund të jeni me të vërtetë krenarë me të”.
Ceremonia sipas ritit islam mbahet nën drejtimin e një imami, ndërsa vetë varrimi do të bëhet pastaj në praninë e një rrethi të ngushtë familjar.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?