Futboll
Mersim Asllani, lojtari i gjashtë shqiptarë në Grasshopper-s të Cyrihut
Te Grasshopper-s Club Zurich, tani janë gjashtë futbollistë shqiptarë, Mersim Asllani, Shani Tarashaj, Gjelbrim Taipi, Bujar Lika, Nedim Bajrami dhe Arlind Ajeti
Klubit nga Cyrihu, FC Grasshopper ka angazhuar futbollisti e talentuar shqiptar, Mersim Asllanin nga FC Lausanne-Sport, njofton albinfo.ch.
Asllani i bashkëngjitet menjëherë GC-së, por ai nuk ka të drejtë të luajë që në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, kundër FC Basel-it në fundjavë.
Mesfushori Mersim Asllani me GC-në ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në verën e vitit 2023. Ai i ka kryer të gjitha shkollat e futbollit në ish ekipin e tij, FC Lausanne-n. Në sezonin vijues, me ekipin nga kantoni i Vaud-it, ka zhvilluar dhjetë takime në Brack Challenge Ligën e Zvicrës.
Drejtori Sportiv i GC-së, Mathias Walther për transferimin e Mersim Asllanit ka thënë: “Ai është një lojtar shumë i suksesshëm dhe mund të përdoret në pozicione të ndryshme”.
Te Grasshopper-s Club Zurich, tani janë gjashtë futbollistë shqiptarë, Mersim Asllani, Shani Tarashaj, Gjelbrim Taipi, Bujar Lika, Nedim Bajrami dhe Arlind Ajeti.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë











