Lajme
Merkel dhe Macron, në përpjekje për zgjidhjen e krizës me emigrantët
Përpjekjet diplomatike për të zbutur krizën në kufirin polako-bjellorus u intensifikuan pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, po ndihmojnë në zgjidhjen e bllokimit që ka lënë të bllokuar mijëra migrantë.
Merkel zhvilloi një bisedë të rrallë telefonike me liderin autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko, që zgjati rreth 50 minuta, sipas televizionit shtetëror bjellorus, duke thënë se qëllimi i tyre ishte të përmirësonin situatën dhe mbështetjen humanitare për migrantët, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë Macron pati një bisedë të gjatë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është mbështetësi kryesor politik i Lukashenkos.
”Të dy folën për rolin që Rusia mund të luajë në zbutjen e konfliktit që filloi të rritej këtë verë si dhe për gjendjen e vështirë të migrantëve”, deklaruan burime pranë Elysee.
Sipas Kremlinit, Putin theksoi se ”krerët e shteteve të BE-së duhet ta diskutojnë problemin drejtpërdrejt me Lukashenkon” dhe se ”Rusia mund të luajë vetëm rolin ndërmjetës”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











