Kosova
Mërgimtarët nisin rikthimin drejt Evropës, rriten pritjet në pikat kufitare
Fluksi i automjeteve është shtuar në daljet nga Kosova, ndërsa në Jarinjë pritjet kanë arritur deri në 120 minuta.
Me përfundimin e pushimeve verore për një pjesë të mërgatës, mijëra bashkatdhetarë kanë nisur rikthimin drejt vendeve të Evropës, duke shkaktuar fluks të shtuar të automjeteve në disa pika kufitare të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit për gjendjen në kufi, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare të Jarinjës, ku qytetarët po presin deri në 120 minuta për të dalë nga Kosova.
Fluks i shtuar është raportuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për dalje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Merdarë qytetarët po përballen me pritje prej 20 deri në 30 minutash.
Ndërkohë, situata në pikat e tjera kufitare mbetet më e qetë. Në shumicën e vendkalimeve, pritjet për hyrje dhe dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Han të Elezit pritjet për dalje janë nga 5 deri në 10 minuta, transmeton tutje albinfo.ch.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen paraprakisht për gjendjen në pikat kufitare dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë vendkalime alternative për të shmangur pritjet e gjata gjatë rikthimit drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











