Kosova
Mërgimtarët në Merdare presin deri në katër orë
Mërgimtarët thonë se ka tre deri në katër orë që po presin për të dalë nga territori i Kosovës Në një video të publikuar në Facebook, shihen mërgimtarët që janë lodhur duke pritur me orë të tëra
Vendkalimi kufitar në Merdare po vazhdon të mbetet pikëkalimi më problematik sa i përket kolonave të gjata.
Numri më i madh i mërgimtarëve i bien nga kjo pikë kufitare që të kthehen në vendet perëndimore ku jetojnë, shkruan Indeksonline.
Ndonëse sipas të dhënave të orës 22:16 në faqen zyrtare të MPB-së figuron që pritjet janë deri në 90 minuta në Merdarë dhe kolona 1 kilometërshe, mërgimtarët thonë të kundërtën.
Ata kanë thënë për Indeksonline se ka tre deri në katër orë që po presin për të dalë nga territori i Kosovës.
Në një video të publikuar në Facebook, shihen mërgimtarët që janë lodhur duke pritur me orë të tëra.
Ata për të kaluar kohën, dalin nga veturat dhe rrinë jashtë në këmbë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










