Kosova
Mërgimtarët bllokohen në pikën kufitare Kroaci-Serbi
Shumë mërgimtarë janë bllokuar në pikën kufitare Kroaci-Serbi, pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve në drejtim të kufirit me Serbinë.
IndeksOnline raporton se, bllokimi ka nisur rreth orës 00:00 dhe vazhdon ende.
Sipas tyre, në kolonë ndodhen shumë familje me fëmijë, ndërsa mungesa e ujit dhe ushqimit në këto temperatura të larta ka vështirësuar edhe më shumë situatën.
“Kemi mbetur pa ujë e ushqim. Ka shumë familje me fëmijë dhe në këto temperatura situata është shumë e rëndë”, ka deklaruar një nga mërgimtarët për IndeksOnline, transmeton albinfo.ch.
Ata thonë se deri më tani autoritetet kroate nuk kanë dhënë asnjë sqarim për arsyet e bllokimit dhe pse nuk po lejohet qarkullimi drejt kufirit me Serbinë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit të Kosovës për zgjidhjen e kësaj situate.
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet











