Kosova
Mërgimtarët bëjnë me shtëpi një familje në Komunën e Deçanit
Ëndrrën e tyre e bënë realitet dy mërgimtarë në Austri, Beslim Tahirsylaj nga fshati Isniqi dhe Nezir Tolaj nga fshati Beleg të Deçanit
Çiftit bashkëshortor Kadri dhe Ariana Kaçorraj nga fshati Llukë e Epërme e Komunës së Deçanit i është realizuar ëndrra për ta pasur një shtëpi të veten, shkruan “Koha Ditore”.
Deri tashti kjo familje e varfër ka jetuar me kushte shumë të vështira në një kasolle druri e ngritur në truallin e saj. Ëndrrën e tyre e bënë realitet dy mërgimtarë në Austri, Beslim Tahirsylaj nga fshati Isniqi dhe Nezir Tolaj nga fshati Beleg të Deçanit, të cilët i kishin bashkuar mjetet për ndërtimin e kësaj shtëpie, përcjell albinfo.ch.
Çelësat e shtëpisë së re ia dorëzuan kësaj familjeje Arsim Tahirsylaj dhe Nezir Tolaj, në emër të vëllezërve të tyre. “E gëzofshi shtëpinë e re!”, iu drejtuan vëllezërit e dy donatorëve, çiftit bashkëshortor Kadri dhe Ariana Kaçorraj, derisa ia dorëzuan çelësat e shtëpisë së re.
Familja e emocionuar se më nuk do të jetojnë në kasollen e drurit kanë falënderuar familjet Tolaj dhe Tahirsylaj për mundësinë që tashti u është dhënë edhe për të krijuar familje, pasi ky çift është i martuar prej gjashtë vjetësh dhe sipas Kaçorrajt, i cili jeton nga puna e krahut, nuk kanë fëmijë mu shkaku se nuk kanë pasur shtëpi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














