Kosova
Mërgimtarë të shumtë erdhen për ta festuar Pavarësinë e Kosovës
Bëhet e ditur se shumë mërgimtarë kanë ardhur përmes pikave kufitare të Kosovës dhe aeroportit të Prishtinës, për të festuar përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Sipas zyrtarëve të informimit nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, në muajin shkurt ka pasur dukshëm rritje të numrit të mërgimtarëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkohë mërgimtarët e shumtë janë shprehur se kanë ardhur ekstra për të fastuar Festën e Pavarësisë së Kosovës.
E.A. (40 vjeçe) “Kam ardhur sot, me gjithë familjen time nga Gjermania për të festuar pavarësinë e Kosovës dhe për të kaluar kohë me familjarët e mi”.
Edhe përmes pikave kufitare ka rritje të ardhjeve të mërgimtarëve. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se ka një rritje të ardhjeve të mërgimtarëve në ditët e fundit, pavarësisht se nuk ka një shifër të caktuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











