Gjuha
Mërgimi që krijon nga mërgimi
Autori jeton tash e shumë vjet në Vjenë të Austrisë
Poeti prizrenas, Mërgim Osmani, e sfidon veten tani edhe në prozë, edhe atë përmes tregimeve të shkurtra. Pas tri përmbledhjeve me poezi, ai sjell para lexuesve përmbledhjen e tij të parë me tregime, të titulluar “Sykaltra”. Ky libër përmbledh 18 tregime të ndryshme, kryesisht me ndodhi nga vendlindja e tij, Randobrava e Prizrenit. Autori jeton tash e shumë vjet në Vjenë të Austrisë, dhe në tregimet e tij ai tregon, aty-këtu, ndoshta në një formë të thjeshtë, por të dhimbshme, nostalgjinë dhe lidhjen e tij të vazhdueshme me vendin e lindjes. Ai tregon për ngjarjet dhe ndodhitë që i kanë ndodhur në fëmijërinë e tij, apo që i ka të dëgjuara nga më të vjetrit.
Këtë libër e botoi shtëpia botuese “Fishta” nga Prishtina, ndërsa shtypin e bëri shtypshkronja “Lena Grafik”, po ashtu nga Prishtina.
Parathënien e ka shkruar znj. Bardha Mançe nga Greqia e cila ndër të tjera shprehet: “Mërgim Osmani na vjen në këtë vëllim i rritur cilësisht, i vendosur dhe plot pretendime për realizime sa me vlerë njohëse nëpërmjet vëzhgimit dhe qëmtimit të realitetit, aq edhe filozofike, nëpërmjet analizave, sintezave të mendimit që përcjell këtë realitet në forma të këndshme dhe të besueshme artistike. Një vështrim në formë të pasthënies e ka bërë poeti Zef Ndrecaj, i cili shkruan: “Në të gjitha këto tregime gjithmonë vihet në pah qëndrimi i autorit mbi çështjen kombëtare, dhe ai ka kufi të prerë në qëndrimin e tij, mbi etninë dhe gjenin e tij. Këtë ai e dëshmon shumë mirë, sidomos në qëndrimin e tij rreth rrëfimëve mbi Mamushën, Randobravën, në tregimin për Hoqën e Madhe etj.”
Ndryshe, Mërgim Osmani është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, me seli në Vjenë, dhe është aktiv në aktivitetet e ndryshme kulturore dhe letrare që bëhen në Austri.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














