Kosova
Media zvicerane shkruan për shkëmbimin e territoreve dhe thyerjen e tabusë
Në një koment të çuditshëm të Andreas Ernst për "NZZ", thuajse për herë të parë flitet aq hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo do të funksiononte, pasi rasti i Kosovës është 'sui generis'. Në fakt, të gjithë politikanët shqiptarë të Maqedonisë kanë thënë se në rast se ndahet Kosova, atëherë i njëjti skenar mund të përshkallëzohet në Maqedoninë perëndimore. Në vijim Albinfo.ch, ua sjell shkrimin e paprekur të "NZZ".
Kanë kaluar dhjetë vjet nga kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia dhe rreth njëzet vjet prej kur NATO bombardoi ish- Jugosllavinë dhe largoi trupat e saj prej Kosovës, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane “NZZ”.
Në 2008-ës shumë optimistë në Perëndim dhe akoma më shumë kosovarët shpresonin se çështja e Kosovës është zgjidhur përfundimisht. Të mërkurën u takuan presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq për të biseduar rreth arritjes së marrëveshjes rreth dy vendeve.
Sipas “NZZ”, pas pavarësisë komuniteti ndërkombëtar pa vështirësitë e Kosovës si shtet, duke mos u njohur nga shumë vende, qoftë edhe nga disa shtete të BE-së si dhe në fushën e ekonomisë dhe të drejtat e minoriteteve. “Krizat me Beogradin do të ishin kronike”, përcjell albinfo.ch.
Vëtëm në vitet e fundit dy shtetet kanë zellin për të gjetur marrëveshje afatgjate, pasi iu bë e qartë nga BE-ja se pa moszgjidhjen e konflikteve të hapura mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk mund të bëhen anëtare të Unionit. Dhe për të dalë nga ky qorrsokak, me iniciativë të kancelares Angela Merkel filluan bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve më 2011.
Pasi tregohet historia e arkitektit të pavarësisë së “kushtëzuar” të Kosovës nga Marti Ahtisari dhe bisedimet e para mes Prishtinës dhe Beogradit nga Ashton, ku më 2013 u pajtuan që të integrohet veriu i vendit në strukturat e Kosovës dhe e para të marrë një lloj autonomie, më pas media zvicerane tregon se ndërhyrjet e jashtme nuk sollën pajtimin shumëvjeçar dhe në të ardhmen janë serbët dhe kosovarët ata që duhet ta marrin në dorë situatën.
“Qëllimi është të arrihet marrëveshja që hap rrugën e njohjes së njëri-tjetrit dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe më pas të të dyja vendeve në BE”, përcjell albinfo.ch. Në thelb, ekzistojnë dy rregulla të patundshme: ndalimi absolut i dhunës dhe rregulla që marrëveshja të legjitimohet nga referendumi”.
Rrëzimi i tabusë të mosprekjes së kufijve
Me këtë ka rënë përfundimisht edhe një tabu, ajo e mosdiskutimit të ndarjes së Kosovës. Kjo rezultonte fatale në pjesët e tjera të rajonit (si te shqiptarët e Maqedonisë dhe serbët e Bosnjës). Por, pasi rasti i Kosovës është sui generis, pra i veçantë dhe unik, tregon se çështja e saj nuk mund të përdoret si ‘recept’ për zgjidhjen e konflikteve të tjera në rajon. U takon vetëm palëve në konflikt të caktojnë kufijtë me të cilët do njihnin njëri-tjetrin.
Shkëmbimi i territoreve
Në fund media zvicerane shkruan edhe për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Veriut të Kosovës të banuar nga rreth 40 mijë serbë dhe Luginës së Preshevës në jug të Serbisë, të banuar nga 70 mijë shqiptarë.
“Prej kohësh diskutohet mundësia e shkëmbimit të territoreve. Shqiptarët në jug të Serbisë kërkojnë prej kohësh të njëjta të drejta si serbët në Kosovë. Reciprocitet tashmë ka sugjerimin e shkëmbimit të territoreve”, përcjell albinfo.ch.
‘Recepti’ i shkëmbimit nuk është paraparë nga plani i Ahtisarit, megjithatë kjo mund të legjitimohet nga vetë palët: kosovarët dhe serbët. Në komunat ku preken nga shkëmbimi i territoreve mund të mbahet një “referendum kaskadë” që do të legjitimonte ndarjen me një votë plebishitare.
“Ndarja mund të arrihet nëse e lejojnë të gjithë partitë. 19 vjet pas përfundimit të luftës, komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se marrëveshja afatgjate mund të arrihet vetëm përmes ish-armiqve”, shkruan në fund media zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














