Shqipëria
Media e huaj: Dridhen gjykatësit dhe prokurorët e Shqipërisë
Fundi i të padënuarve në shoqërinë shqiptare është si një revolucion. Është vetëm një hap që do u shtonte njerëzve besimin në institucionet.
Fillimisht askush se besonte, që do të ndodhte. Atëkohë shumë mendonin se politikanët do gjenin arsyen për ta abroguar reformën. Megjithatë tani po dridhen gjykatësit dhe ata, të cilët kanë bashkëpunuar me ata. Në Shqipëri po reformohet sistemi i drejtësisë, si në asnjë vend tjetër të Ballkanit, shkruan fillimisht ‘Der Standard’. Në Shqipëri shumë lehtë mund të bleheshte një Gjykatës ose Prokuror, edhe kur bëhej fjalë për ecuri të rëndë penale. Fundi i të padënuarve në shoqërinë shqiptare është si një revolucion. Është vetëm një hap që do u shtonte njerëzve besimin në institucionet.
Në vijim, media austriake tregon reformën e drejtësisë që do krijojë një komision hetimesh me 120 juriste, prej të cilëve 50 do jenë ekspertë të huaj. Ata hetojnë nga vjeshta 800 gjykatës dhe prokurorë. Nëse ata nuk tregojnë se nga i kanë të ardhurat dhe pronat, do të suspendohet. Deri tani janë tërhequr një sërë gjykatës shqiptarë, përcjell albinfo.ch. Mes tjerash përmendet edhe Fatos Lulo (57) i cili ka një pronë prej 700 mijë euro, por që e ka marrë si dhurata nga motra në Kanadë dhe ish ministri i brendshëm Sajmir Tahiri i cili po hetohet për përfshirje në kontrabandë me drogë.
“Reforma në drejtësi mund të ndryshojë edhe politikbërjen shqiptare. Reforma në drejtësi përpilohet prej vitesh nga të huajt dhe është ndër reformat kryesore të qeverisë Rama. Në BE shpesh bisedohet që një model i tillë shqiptar të zbatohet edhe në shtetet tjera të rajonit,” shkruan në fund media austrike.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










