E-Diaspora
Medalje në Zvicër edhe për karateistët nga Maqedonia
Garuesit e Klubit te Karatesë “DRINI” nga Struga, Shaban Murtishi dhe Besa Lleshi janë kthyer me medalje nga “Swiss Open 2014” që u mbajt këtë fundjavë në Cyrih të Zvicrës
Për klubin e karatesë “Drini” nga Struga aktiviteti ndërkombëtar “Swiss Open 2014” në Zvicër ka qenë i suksesshëm, pasi janë kthyer me dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Shaban Murtishi në kategorinë -60 kg në një konkurrencë të fortë për nga cilësia u radhit i dyti, pas dy fitoreve në kualifikime dhe në një finale shumë të diskutueshme, edhe pse ishte më i mirë se kundërshtari i tij, në fund u desh të pajtohet me humbjen me rezultat 6:5, kurse Besa Lleshi në kategorinë -50kg u radhit e treta, por që në luftimin e parë pësoi një lëndim dhe u desh të pajtohet me vendin e tretë.
“Mendoj se ishte një garë e fuqishme ku kishte edhe garues të nivelit botëror dhe evropian. Garuesit tanë treguan nivel të mirë dhe ishte një test i mirë para kampionatit shtetëror që do të zhvillohet gjatë këtij vikendi në Shkup.”, tha trajneri Alimi, transmeton Lajmi.
Ai ka falënderuar edhe familjarët dhe bashkatdhetarët të cilët i kanë pritur dhe vendosur nëpër shtëpitë e tyre në Cyrih, si dhe për mbështetjen e tyre gjatë zhvillimit të turneut.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











